Daliç: Ishim shumë keq, nuk vrapuam

Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës Zlatko Daliç, u bë i njohur ndërkombëtarisht gjatë ‘Rusi 2018’ teksa në krye të Kroacisë, zuri vëndin e dytë në botë.

Megjithatë kohët e fundit Kroacia duket se po vuan në fushë. Mbrëmë ndaj Portugalisë ‘vaterni’ u mund 4-1 nga luzitanët për Ligën e Kombëve në Ligën A.

Daliç, pa Modriç e Rakitiç në këtë ndeshje, i intervistuar nga ‘Nova TV’ nuk e fshehu zhgënjimin teksa tha:

Ishim shumë keq, pa energji, pa duele, nuk vrapuam. Kjo humbje me siguri do të na dëmtojë, nuk është e lehtë të humbasësh një ndeshje si kjo. Ne ishim shumë të ngadaltë në bllok, larg njëri -tjetrit, humbëm lehtë topat.

I gjithë ekipi nuk ishte në nivelin e duhur, nuk mund të flasim për individë. Ne duhet të tregojmë shumë më tepër, të luajmë me më shumë dëshirë, më shumë energji. Këto janë dy ndeshje shumë të vështira pas një pauze kaq të gjatë dhe ne duhet të dalim me sa më pak dhimbje”, tha trajneri.

Të martën skuadra kroate luan në Francë me kampionët e botës takimin e dytë të Nations League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!