UEFA: Nations League, vetëm 3 ndërrime!

Sot, në mbrëmje, startojnë edhe ndeshjet e para të sezonit për Nations League, për të vazhduar edhe pas tri ditësh, sipas kalendarit të planifikuar më parë. Kjo në të katër grupet deri më 10 shtator.

Ndër 10 ndeshjet e sotme, këtë të enjte, Gjermania do të presë Spanjën në stadiumin e boshatisur të Shtutgart. Të dy ekipet i kishin kërkuar UEFA-s, që gjatë ndeshjes të bëheshin nga 5 zëvendësime.

“Qeveria” e futbollit europian, pasi dëgjoi kërkesën e tyre, ka refuzuar dhe i ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në Nations League, se në këtë event do të kenë të drejtë të kryejnë vetëm nga 3 zëvendësime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!