Milan: Arrin Diaz, “borxh” nga Real Madridi

Milan njofton, se ka fituar zyrtarisht shërbimet sportive të Brahim Abdelkader Díaz, i cili është huazuar nga Real Madrid. Mesfushori do të bashkohet me klubin kuqezi, deri më 30 qershor 2021.

Brahim Díaz, i lindur në Malaga, më 3 gusht 1999, filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve të Malagas, përpara se të transferohej në ishull te Mançester Siti.

Me “Qytetarët”, bëri debutimin më 2016, duke bërë 15 ndeshje dhe shënuar 2 gola, para se të transferohej te Real Madrid në janar 2019, ku zhvilloi 21 ndeshje dhe realizoi 2 gola.

Brahim Díaz sot u bashkua me shokët e tij të skuadrës së re dhe trajnerin Stefano Pioli, në qendrën sportive në Milanello, ku ai zhvilloi edhe stërvitjen e tij të parë të sezonit. Mesfushori spanjol do të veshë fanellën kuqezi me numër 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!