Ngec Kosova, Spanja barazon në shtesë…

Nisi sot aventura e skuadrave përfaqësuese europiane në edicionin e ri të Nations League ‘2’.

Që në fillim duhet pranuar se shumë rezultate erdhen në mënyrë surprizë. Kështu Kosova me disa mungesa, nuk shkoi me tej se një barazim 1-1 në “Tardini” të Parmës me Moldavinë ‘vendase’.

Zvicra e Granit Xhakës u mund nga Ukraina 2-1 ndërsa Turqia u thye në shtëpi nga hungarezët 0-1.

Rusia mundi Serbinë 3-1 teksa Timo Verner i shënoi një gol Spanjës në Shtugrad por pa mundur të dhurojë tri pikë pancerave. Spanja e Henrikes barazoi në 96-tën.

Rezultatet sot:

Liga A:

Gjermani- Spanjë 1-1

Ukrainë-Zvicër 2-1

Liga B:

Rusi-Serbi 3-1

Turqi-Hungari 0-1

Bullgari-Irlandë 1-1

Finlandë-Uells 0-1

Liga C:

Moldavi-Kosovë 1-1

Slloveni-Greqi 0-0

Liga D.

Letoni-Andorrë 0-0

Ishujt Faroe-Maltë 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!