Mesi ikën për 100 milionë…

Lionel Mesi me shumë gjasa do të lejohet të largohet nga Barcelonë për vetëm 100 milionë euro.

Është ‘Telegraph’ që merr përsipër mundësinë e re të gjeniut argjentinas.

Në fakt 33-vjeçari me afro 17 vite me blaugranët, ka kërkuar me insistim largimin fill pas humbjes poshtëruese 8-2 që i bëri Bajreni i Mynihut në gjysmëfinale të Champions League.

Por 6 herë ‘Topi i Artë’ kërkon largimin me shtrëngim duarsh. Një jetë në Barcelonë, s’mund të përcillet pa mirëkuptim…

Ndërkaq, për këtë situatë pas takimit të babait Horge Mesi me Bartomeun edhe pse u tha se kreu blaugran nuk pranoi të lëvizë, duket se po bëhet një kompromis.

Shuma aktuale për lirimin e Mesit prej 700 milionë eurosh pritet të reduktohet në 100 milionë euro. Siti favoriti i madh për sherbimet e ardhshme të Mesit futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!