Vjen zyrtarizimi, Rakitiç i Seviljes

Mbërrin konfirmimi i dyfishtë zyrtar i Barcelonës dhe Seviljes. Ivan Rakitiç kthehet në Andaluzi pas gjashtë viteve dhe 199 paraqitje në Barcelonë.

Ivan Rakitiç, 32 vjeçari nënkampion bote me Kroacinë në ‘Rusi 2018’, ka luajtur në radhët e Seviljes në periudhën tre-vjeçare 2011-2014, duke fituar Ligën e Evropës 2013/2014. Operacioni u përmbyll për 1.5 milion euro plus 9 në bonuse.

Klubi i Seviljes ka këmbëngulur ta quajë nënshkrimin e dytë të Rakitiç si një kthim në shtëpi. Diçka të tillë e ka shprehur edhe kroati. Sevilja i uroi miresardhjen edhe në gjuhen kroate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!