Turi i tretë në Europë, Laçi më të lehtë se…me Shevën

UEFA nuk stepet përpara punëve të saj organizative. Pasi dje hodhi shortin e skuadrave për turin e dytë të Ligës së Europës, sot avancoi përpara duke plotësuar pazëllin e shortit të turit të tretë kualifikues.
Nga ekipet shqiptare Kukësi nëse kalon Volfsburgun, në turin pasardhës përballet me Desnën ukrainase. Teuta fituese e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, nëse kalon debutuesit e Granadës nga LaLiga, në raundin tjetër do të peshkojnë fituesin e çiftit Lokomotiva Tbilis-Dinamo Moskë.
Ekipi më i mundëshëm për të ecur përpara, Laçi, pas Hapoel Ber Sheva, pret në shtëpi fituesen e çiftit Kolerane-Madhëruell. Të dyja skuadrat nga ishulli i Britanisë së Madhe, duken në nivel të kundërshtarit aktual të kubinasëve. Mundësi e artë për skuadrën e Cungut…
Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës pas Botoshanit rumun, peshkon njërin nga Lokomotiv Plovdiv-Totenhem.
Ndërkohë, edhe tetovarja tjetër Renova në rast se ia del të kalojë Hajduk Split, pret emrin mes Nefti Baku-Gallatasaraj.