Prenga: Kalojnë dy skuadra në Europa League, Reja mjeshtër…

Besoj se Laçi dhe një ekip tjetër nga kampionati ynë, do kualifikohen për më tej.’

Agjenti sportiv me famë në Ballkan e gjetkë, Besnik Prenga i njohur si arkitekti i përzgjedhjeve të futbollistëve shqiptarë por jo vetëm, i tha ‘Sporti im.al’ se të tria skuadrat e shortuara në Nion të Zvicrës për Ligën e Europës, do ju duhet shumë punë për të kaluar.

Ish- trajneri i Laçit, me atë kualifikim historik ndaj Anorthosis Famagusta (2018), i dha shpresë kualifikimi sërsh kurbinasëve dhe një ekipi tjetër në këtë tur duke mos zbuluar emrin.(Mbase ka patur parasysh edhe Tiranën në turin e tretë kualifikues për ta parë në grupe: redaktori).

Vlerëson trajnerin Edi Reja dhe shton se me italianin në timon, Shqipëria duhet të pretendojë një tjetër kualifikim historik.

Si ju duk shorti për ekipet e Superiores?

Ishte një short i fortë për të tria skuadrat që u pëfshinë në gogla. Megjithatë parë faktin që luajmë në Shqipëri me një takim, mendoj që nuk jemi fare pa shanse kualifikimi. Besoj se Laçi dhe një ekip tjetër nga kampionati ynë, do kualifikohen për më tej.

Paralelisht u angazhua edhe Kombëtarja kuqezi. I ndoqët zhvillimet, listen?

Po. Sipas meje Edi Reja ka bërë zgjedhjet e duhura. Ka ftuar futbollistët më në formë të momentit. Një teknik me aq ekperiencë sa italiani, nuk lejon situata që shkojnë keq. Me këtë grup futbollistësh dhe Rejan në krye, duhet të besojmë në në tjetër kualifikim si ai ‘Francë 2016’.

Ka pushime për ju, fjala për profesionin e menaxherit apo skautit?

Jam në punë pa ndërprerje. Te Lokomotiva e Zagrebit, pas një edicioni shumë të sukseshëm të klubit ndërsa futbollistët shqiptarë luajtën rol prej protagonisti, tani po mendojmë ristabilizimin e skuadrës për sezonin e ri me synim kualifikmiet në Europë. Largimet e Uzunit, Kastratit e ndonjë tjetri ndihen. Pavarësisht se te grupi është afruar një tjetër talent shqiptar si Sherif Kallaku. Ishte speciale për ne të shihnim 5 futbollistë shqiptarë të luanin bashkë në një ekip të huaj…

Diçka për Laçin i cili me ju në drejtim, eleminoi Anorthosis dy vite me parë…

Vijon tradita e Laçit si në kampionat ashtu dhe në kupat e europës si një skuadër që vështirë mund të mundët në fushë.Kolektiviteti mbetet forca e tij.Klubi dhe Cungu duket se kanë një projekt ambicioz jo vetëm në kampionat por dhe në Ligën europiane. Është bukur të shohësh progresin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!