Asjon Daja, përforcimi i radhës te Teuta…

Pasi ka provuar të veshë fanelat e tri klubeve të kryeqytetit, mesfushori Asjon Daja që mbylli sezonin e shkuar në radhët e Skënderbeut, ka nënshkruar një kontratë të re bashkëpunimi me skuadrën e Teutës. Lajmin e kanë bërë zyrtar drejtuesit durrsakë, një ditë pasi kanë fituar edhe Superkupën e Shqipërisë.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 30 vjeçar, Asjon Daja. Drejtuesit e klubit dhe mesushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve. Daja në Durrës vjen nga ekipi i Skënderbeut.

Mesfushori do të bashkohet me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar .KF Teuta i uron mirëseardhje Asjon Dajës, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!,”- shkruhet në postimin e klubit të Teutën, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ditë më parë u përhapën fjalë, se Asjon Daja, produkt i ekipeve të Dinamos, mund të bashkohej me skuadrën e Kastriotit, që këtë sezon është ngjitur në Superiore. Kjo edhe për faktin se mesfushori kryeqytetas, më herët ka patur edhe një “aventurë” sportive me skuadrën krutane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!