Laçi godet sërish, Laska nënshkruan me Van Dejv Harmon

Presidenti: “Tentojmë kualifikimin e radhës, skuadrës 50 mijë euro për eleminimin e Keshlës”

Presidenti i Laçit Pashk Laska deklaroi për ‘Sporti im.al’ se skuadra meriton të shpërblehet për kalimin e turit të parë kualifikues. Ai tha se të njëjtën gjë ka bërë edhe kur Laçi kaloi Anorthosis në 2018-tën.

“Meritojnë shpërblim dhe nuk do të kursehem. Luajtën me dinjitet nderuan vetën dhe klubin. Këtë radhë kanë gjithsesjt me 50 mijë euro. Do shohim mundësi të tjera në vijim.”

Laska tha se ka arritur akordin me sulmuesin e Feronikelit liberianin 24 vjeçar Harmon.

Burime nga klubi thanë se sulmuesi ka firmosur për tri vite. Një shenjë që tregon se kurbinasit besojnë fort te kualitetet e lojtarit të skuadrës së Toverlanit.

Harmon më parë ka luajtur në Maltë, Senegal, dhe Çeki, ndërsa tani do të vishet bardhezi. me shumë gjasa klubi do ta prezantojë nesër zyrtaisht dhe të vihet menjëherë në dispozicion të Cungut.

Ndërkaq, kreu i bardhezinjëve pranoi se me kërkesat e reja nga UEFA, ndeshja me Hapoel Ber Shevan e vleshme për turin e dytë kualifikues (17 shtator) në Europa League, do të spostohet nga Laçi në ‘Elbasan Arena’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!