Totenhem, Granada dhe Volfsburg, rivalë të shqiptarëve

UEFA ka bërë ndarjen në minigrupe të skuadrave për shortin që hidhet sot në Nion të Zvicrës për turin e dytë të Ligës së Europës.

Kukësi me koeficent të lartë, duket më i favorizuar nga Teuta dhe Laçi pasi veç Volfsburgut të Bundesligës, dy rivalet e tjera janë disi më të pranuar.

Teuta e vendosur në minigrupin 4, ka tri ekipe të forta përballë. Granada e La Liga-s dhe Steaua kanë emër të madh, teksa mjaft i fortë edhe Apollon Limasol.

Edhe bardhezinjtë e Laçit d të ndeshen me Totenhem. Një koiçidencë mund të jetë edhe Ber Sheva me të cilin Laçi ka luajtur vitin e kaluar kur drejtohej nga Starova.

Mundësitë e shortit:

Grupi 4

Teuta përballë: Granada (ESP)Apollon Limasol (CYP) Steaua (ROU)

Grupi 7

Laçi përballë: Hapoel Ber Sheva, (IZR), Kolos (UKR),Totenhem (ENG)

Grupi 10

Kukësi përballë: Zrinjski (BIH),Volfsburg (GER),Hajduk Split (CRO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!