Çepele tifo për Roshin, sot shokë skuadre…

Guximi i madh i trajnerit Edi Reja, në këto grumbullime të ekipit Kombëtar për sfidat me Bjellorusinë dhe Lituaninë, ishte padyshim vendimi për të afruar në skuadrën A, talentin 17-vjeçar, Raman Çepele.
Për mbrojtësin e Interit dhe paraqitjet e tij, flasin shumë ekspertë aq sa italianët e kanë konfirmuar disa herë me skuadrat e moshave të përfaqësues axure.
Sakaq një foto e së shkuarës së Çepelës tifoz me patriotin e tij nga Fieri, Odise Roshi e fokusuar rastësisht dhe e publikuar nga presidenti i FSHF, Armando Duka në rrjetet sociale, ka tërhequr jo pak vemendje.
Çepele këtë radhë do ketë mundësi të blicohet në një skuadër me Roshin por dhe me fierakun tjetër Kejdi Bare.
