Tirana ‘pa zhurmë’, arrin në Play-Off e Europa League
Në shortin e sotëm të Europa League skuada e Tiranës së bashku Selltik, Ludogorets, Legia Varshavë, Sherif Tiraspol, Kluzh, Sudava, Sarajevo, Klaksvíkar dhe Celje do të ishin 10 klubet e eliminuara nga Champions që do të shortoheshin në turin kualifikues. E veçanta 8 prej tyre do shortoheshin për më tej teksa 2 do kalonin ‘aforfe’.
Shansi me bardheblutë…
Tirana dhe kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, kanë qënë me ‘këmishë’ në Nion. Sipas asaj që kishte programuar UEFA, dy skuadrat kanë kaluar automatikisht këtë tur pa u ndeshur me askënd.
Nëse simotrat e tyre për të shkuar në grupe do ju duhen dy takime, Tirana dhe Ludogorets, janë vetëm një takim larg. Për më tepër që tiranasit marrin edhe fondin e parashikuar për turin aktual.