Shorti në La Liga: Barcelona- Real në tetor

La Liga do të fillojë në 13 shtator. Tri nga ndeshjet e javës së parë që dolën nga shorti Real Madrid-Getafe, Barcelona-Elce dhe ndeshja kryesore Atletiko Madrid-Sevilja janë shtyrë për në vitin 2021 me shkakun se skuadrat kanë qenë të përfshira deri kohët e fundit në kupat e Evropës.

Kalendari parashikon që klasikja të mbahet në javën e shtatë, më 25 tetor në ‘Camp Nou’ dhe me 11 prill në ‘Santiago Bernabeu’.

Kampionati do të përfundojë më 23 maj, për t’i lënë vend ekipit kombëtar të angazhuar në Kampionatin Evropian i cili nën logon e vitit 2020 (siç ishte parashikuar por që u shty nga UEFA për shkak të pandemisë globale), do luhet në të njejtat data të vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!