Shorti i pamëshirshëm, luajmë në shtëpi…

Shqiptarët tani i njohin kundërshtarët e tyre për, turin e dytë të Europa League. Në mesditën e sotme, në Nion të Zvicrës, “qeveria” e futbollit europian, UEFA, i përziu goglat…

Shorti ishte i pamëshirshëm për skuadrat shqiptare, edhe pse dihej, se rivalët në vazhdimin e garët do të ishin më të vështirë e të fortë.

Goglat përcaktuan që nënkampionët e Kukësit të përballen me Volsburgun e Bundesligës, ndërsa fituesit e Kupës së Shqipërisë, Teuta do të presi spanjolët e Granadës të LaLigas.

Sakaq, për skuadrën kurbinase të Laçit, shorti ka rezervuar skuadrën izraelite të Hapoel Ber Shevës, me të cilët u përballën me mjaft dinjitet sezonin e shkuar.

Skuadrat shqiptare në turin e dytë të Europa League do të jenë pritëse, natyrisht në takime teke me eliminim dhe me dyer të mbyllura. Ato, sipas planifikimit të UEFA-s, do të zhvillohen më 17 shtator.

Ndërkohë, shorti për Tiranën ka qenë me fat. E ardhur nga Champions League, ajo është një prej dy skuadrave, që do të luajnë direkt në turin e tretë të Europa League.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!