Pas Kalasë, firmos edhe sulmuesi Dunga

Skuadra shkodranë kreu seancën përgatitore sot në Devoll.

Vllaznia nxiton. Nuk ka “të ngopur” me futbollistë në merkato. Radhët e kuqebluve shkodranë, të cilët janë akomoduar në qytetin e Korçës për fazën përgatitore, shtohen nga dita në ditë.

Ndërsa dje nënshkroi dhe riktheu në radhët e saj mesfushorin Arlind Kalaja, pas aventurës së tij sezonin e shkuar me Teutën, sot ka bërë një goditje tjetër. Ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Ismael Dunga, që mbylli sezonin me bardheblutë Tiranës.

“Pas disa përforcimeve të bëra ditët e fundit, KF Vllaznia ka bërë realitet sot një tjetër afrim cilësor në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me sulmuesin Ismael Dunga një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në këtë mënyrë pas përvojës së mëparshme me Luftëtarin dhe Tiranën në kampionatin shqiptar, tashmë Dunga nga sot nis një tjetër me ekipin tonë. Mirë se erdhe tek Vllaznia Ismael Dunga,”- shkruhet në faqen zyrtare të Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!