Laska: Jemi skuadër e konsoliduar, Sheva e vështirë…

Laçi mund të luajë sërish me Anorthsios në turin e tretë.
Pashk Laska tha sot se skuadra e tij e Laçit përgatitet për një tjetër duel me intensitet të lartë. Presidenti i bardhezinjëve teksa foli për ‘Sporti im.al’ e quajti shortin me Hapoel Ber Sheva të vështirë.
‘Evituam Totenhemin, por do dëshiroja Kolos Kovalivka të Ukrainës. Megjithatë izrelaitët i njohim. Pavarësisht se i janë larguar tre-katër futbollistë, skuadra e tyre është përforëcuar me holandezë e të tjerë nga Afrika. Nuk i trembemi rivalit. Në fushën tonë shanset janë favorizuese. Kam skuadër mjaft të konsoliduar,’- tha presidenti gjatë mbrëmjes.
Sakaq, shorti i turit të tretë i Ligës së Europës do të mbahet nesër (e martë 14:00). Pas shortit të sotëm mësohet, se fituesi i çiftit Laçi i Kurbinit- Hapoel Ber Sheva në program në 17 shtator në Laç, do të shortohet me njërën prej fituesve si mëposhtë:
Colarine (Irlanda e Veriut) – Madheruell (Skoci)
Anorthosis Famagusta (Qipro, automatikisht u ngjit në raundin e tretë)
Tarkai (Lituani) -Sloven Liberec (Republika Çeke)
Piast Glivice (POL) – Hartberg (AUT)