Krasniqi te Egnatia, Daja te Kastrioti

Gugash Magani me djemtë e tij të Egnatias, shpartallon në miqësore Karamanin e Strugës 6-2.
Sakaq, presidenti Demrozi i Egnatias së Rrogozhinës nuk di të ndalet në merkato. Sot nënshkruan me kavajasin Gzim Krasniqi. Mbrojtësi me përvojë së fundi ishte pjesë e Kukësit.
Ndërkaq sot u prezantua edhe Sabien Lilaj te Prishtina. Kastrioti merr Asion Dajën ndërsa te Skënderbeu, Ahmataj ka gati afrimet e Bicajt dhe Qaqit.
Në Vlorë tekniku Dritan Resuli startoi me skuadrën e re. Vetëm dy brazilianë. Të tjerët kontigjent vlonjat. Askush nuk flet për merkato te skuadra që u rrëzua këtë fund edicioni nga Kategoria Superiore. Edhe kamerunasi Xhixhua kthehet te Erzeni i Dorian Bubeqit.