Vllaznia e re në orbitën e Alban Hasanit…

Ai është drejtor i Akademisë Vllaznia dhe pedagog në UVA. E njeh me “dhëmbë e dhëmballë” gjithë cfarë ngjet në futbollin shkodran e shqiptar. Shpesh me analiza dhe receta speciale.

Alban Hasani (Neziri), ish-futbollisti i njohur me Vllazninë, Laçin, Teutën, rrëfehet enkas për ‘Sporti im.al‘, duke analizuar jo vetëm Vllazninë në fazat organizatve, por dhe pritshmëritë e mundëshme në edicionin e ri.

I dhëmb fakti që kampionë shkodranë, enden nëpër klube të tjerë…

—————————————————————————————————————

Alban, çfarë ngjet me Vllazninë e re? Një tjetër ‘Alban’, ka trazuar tregun dhe po konfiguron një Vllazni të madhe…

Më vjen mirë që janë afruar personalitete me kapacitete dhe seriozë për të rindërtuar klubin e futbollit. Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër për t’i dhënë një dimension të ri futbollit kuqeblu. Alban Xhaferi ka nisur të pikasë me maturi e seriozitet. Edhe pse për mua blerja më e mirë e momentit te Vllaznia është afrimi i zv/trajnerit Elvis Plori. Kam mendimin, se bashkë me Tomas Brdariç, do të bëjnë një punë madhështore te skuadra, e cila ka vuajtur këto vite të fundit.

Punohet aktualisht për afrimin e elementit shkodran?

-Shikoj që po punohet në mënyrë të mirë për afrimin e elementit te ri, si Isufi me një edicion shumë të mirë Gjirokastër, apo dhe Hoxha te ekipi i Besës. Po ashtu dhe lojtari Çoba në Azerbajxhan, lojtarë te Akademisë së Vllaznisë. Për të mos harruar dhe futbollistët aktualë të moshave te Akademia si Bushaj , Xhahysa, Dedaj, Repaj e Lekaj.

Keni luftuar gjithnjë për t’i mbajtur në Shkodër lojtarë të caktuar…

-Jam i prerë në mendimin për t’u larguar nga Shkodra. Kam parasysh Fangaj, Zogaj, Çinari, Hakaj, Hebaj, Qardaku etj. Kam qënë gjithnjë kundër largimit të talentëve nga qyteti i Shkodrës. Por…

Sherri te Laçi, sikundër ju dhe shumë shkodranë në të shkuarën. Që në prezantimin e parë hero. Një mendim?

Më vjen mirë që lojtarët shkodranë vashdojnë bashkpunimin me ekipin e Laçit, një ekip shumë i mirë dhe i balancuar në të gjitha aspektet. Sherri goxha goditje. Me një president si Laska, një mjeshtër i njohjes dhe menaxhimit të futbollit shqiptar.

Personalisht luajta me skuadrën që drejtohej nga presidentët Agim Myrtaj e Ermal Laçi, por atje kam njohur njerëz të shumtë që e duan me zemër futbollin e qytetit të tyre.

Tri ekipe shqiptare kaluan të enjten në Europë, katër bashkë me Tiranën…

-,Një natë e paharruar kualifikimi i skuadrave tona duke filluar nga Teuta e mikut tim Edmond Hasanbelliu, e Laçit qytetit tim te dytë e po ashtu edhe Kukësi i Skënder Gegës, një vlerë e shtuar e trajningut shqiptar.

Favoritët e edicionit të ri?

-Janë 5 skuadra sipas meje. Tirana teksa ka organikë shumë të pasur, Teuta, Kukësi e Laçi, që kanë ruajtur 70% të kontigjentit si dhe Partizani, i cili me një mjeshtër në pankinë si Ilir Daja, do të dijë ta ngjisë skuadrën në nivel pretendenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!