Kroacia e Daliç, me mungesa serioze…

Kroacia për dy takimet me Portugalinë dhe Francën në 5 dhe 8 shtator në transfertë, lë jashtë Modriç e Rakitiç

Nënkampionët e botës, do të grumbullohet nesër në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombëve me disa mungesa serioze.

Kapiteni Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç nuk janë pjesë e e skuadrës e cila me masa të rrepta epidemiologjike do të mblidhet të hënën në Zagreb për të filluar garën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Ekipi kombëtar do të mblidhet në ‘Hotel Capital’ në Zagreb dhe për shkak të pandemisë globale, një pjesë e aktiviteteve janë përshtatur me rregullat e reja të UEFA-s dhe rekomandimet e epidemiologëve.

Konferencat për shtyp një ditë para dhe pas ndeshjes do të organizohen në stadiume, në përputhje me rregullat epidemiologjike në secilin vend dhe rekomandimet nga UEFA.

Mungesat:

Trajneri Zlatko Daliç në mirëkuptim me mesfushorin e Real Madrid Modriç dhe atë të Barcelonës Rakitiç, do të humbasin ndeshjen e parë tëLigës së Kombeve për Kroacinë. Përveç dy lojtarëve ekspertë do të mungojë edhe lojtari të Volfsburgut, debutuesi eventual Marin Pongraçiç.

Por Daliç në këtë kompeticion të radhës, iu dha dy ditë pushim edhe Ivan Perisiç dhe Marsel Brozoviç cilët luajtën përkatësisht në finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës Evropiane. Bashkimi me grupin në 2 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!