Superkupa: Sevilja, 14 vite më parë…

14 vite më parë si sot, andaluzët fituan Superkupën e parë të Europës. Luanin kundër Barcelonës në “Stade Louis II” të Monakos. Sevilja dha një recital futbolli dhe shënoi gola (0-3) për të fituar trofeun.

Palop në portë; Daniel Alvesh, Javi Navarro, Julien Eskude dhe David Kastedo në mbrojtje; Jesús Navas, Kristian Poulsen, Renato dhe Adriano në mesfushë; Kanute dhe Luis Fabiano njeriu më i avancuar, formuan 11-shin e fillimit, të rregulluar nga Juande Ramos. Në pankinë, burra si Antonio Puerta, Enzo Mareska, Pep Martí, ose Dragutinoviç, grup për një skenar të përsosur.

Sevilja shkoi 0-1 në minutën e 7-të me Renaton, Kanute e çoi finalen në rrugën e duhur duke shënuar në të 45-tën, ndërsa Mareska (89’) me një penallti vulosi fitoren 3-0. Ishte Superkupa e parë e Europës.

Sevilja do të luajë në finalen e gjashtë të Superkupës së Europës, më 24 shtator, në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. Një mundësi e re për të vazhduar të shkëlqejë në historinë e tyre më të fundit. Përballë do të jenë bavarezët e Bayernit të Mynihut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!