Southgejt, emra të rinj midis “Tre luanëve”…

Trajneri Garet Southgejt do të zytarizojë kombëtaren e Anglisë të marten, për ndeshjet e muajit të ardhshëm në Nations League kundër Islandës dhe Danimarkës.

Por ai ka disa dhimbje koke në përzgjedhje. Jo nëse do të përfshijë mbrojtësin e Junajtid. Herri Maguajër, 27 vjeç, u deklarua i pafajshëm dhe u lirua nga ndalimi policor pas arrestimit të tij në Mikonos javën e kaluar.

Kapiteni Herri Kejn duhet të jetë i disponueshëm, pavarësisht se është në karantinë pas rikthimit të tij nga një udhëtim në Bahamas.

Ndryshimet në kalendarin e futbollit nga koronavirusi, përfshirë edhe Euro 2020 që u shty për në vitin 2021, kanë bërë që Anglia të mos ketë luajtur që nga nëntori 2019, kur fitoi 4-0 ndaj Kosovës dhe mbylli kualifikueset për në Euro 2020.

Southgejt në skuadrën e “Tre luanëve” mund të përfshijë disa fytyra të reja, si sulmuesi i Mançester Junajtid, Mason Grinvud, anësorin e Aston Vilës Xhek Grejlish, si dhe lojtarin e Mançester Sitit, Fil Foden…

Në eventin kontinental Nations League që pritet që pritet të nisë muajin e ardhshëm, Anglia përballet me Islandën në Reykjavik më 5 shtator, ndërsa më pas do të luajë po në transfertë me Danimarkën në Kopenhagen, më 8 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!