Shaland zbardh listën, jashtë Muriqi…

Trajneri i përfaqësueses Kosovare Bernard Shaland ka shpallur listën me emrat e lojtarëve të gurmbulluar për duelet e javës së pare të shtatorit në Ligën e Kombeve. Trajneri i “Dardanëve” ndaj Moldavisë dhe Greqisë, me shumë mundësi do ti luajë takimet jashtë vendit pasi Koronavirusi nuk po di të bëjë prapa në Kosovë.

Në 31 gusht, nis grumbullimi zyrtar ndërsa sipas FFK-së tekniku do të dalë në një konferencë shtypi për të sqaruar zgjedhjet e bëra por dhe axhendën përgatitore. Kosova ka në plan të luajë në 3 shtator ndaj Moldavisë dhe në 6 shtator përballë Greqisë. Me shumë gjasa në Itali. Gjithnjë për Ligën e Kombëve.

Lista:

Në listë mungon Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrova. Muriqi mësohet se është i dëmtuar dhe gjëndet në fazë riaftësimi,ndërsa i dyti duket se është zgjedhje e teknikut. Rikthehet Arbër Zeneli por ndaj Greqisë do të jenë të gatshëm edhe lojtarët e U-21:Kastrati, Muslija e Xhemajli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!