Presidenti Volf, ftesë legjendave të klubit

Te skuadra e Këlnit, prej kohësh nuk ka qetësi. Grindje dhe konflikte të mëdha në bordin drejtues të klubit midis anëtarëve. Rezultatet sportive, të pakënaqshme.  

Në këto kushte, për të qetësuar ujërat, presidenti Verner Volf (63 vjeç), sipas “Bild-Info” ka vendosur të thërrasë në një takim, legjendat e skuadrës së Këlnit.

Një projekt ambicioz! Mbi të gjitha, me shumë ish-lojtarë të aftë që do të flasin për menaxhimin e klubit dhe atë që po ndodh te FC Këlni. Kjo është ndoshta edhe një nga arsyet pse Volf nuk ka dashur të humbasë kohë dhe është kujdesur për ftesat.

Ndër yjet e ftuar do të jenë Volfgang Overat (76), Toni Shumaker (66), Bule Veber (76), Karl-Heinz Thielen (80), si dhe mjaft të tjerë, që kanë kontribuar ndër vite për Këlnin.

Presidenti i Këlnit, Verner Volf duhet të rikthejë klubin në ujëra më të qeta dhe po përpiqet të kufizojë dëmet e shkaktuara nga konfliktet e vazhdueshme midis tij dhe bordit drejtues…

Në të majtë, përballë ish-mesfushori vituoz Volfgang Overat, në të djathtë poriteri i pakalueshëm Toni Shumaker, që të dy ish-futbollistë të kombëtares së Gjermanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!