Lirohet Ronaldinjo ‘Gjeniu i jetës’ 6 muaj…

Ronaldinjo dhe vëllai i tij lirohen nga arresti shtëpiak ndërsa duhet të paguajnë një shumë prej 200 mijë dollarësh.

Ish-ylli i futbollit brazilian, Ronaldinjo, i cili ishte ndaluar në Paraguaj për më shumë se pesë muaj për përdorimin e një pasaporte të rreme është liruar.

Gjykatësi Gustavo Amarila, miratoi edhe lirimin e vëllait të Ronaldinjos, Robert de Assis Moreira. Vëllezërit kanë qenë të ndaluar që nga 6 marsi i këtij viti.

Siç dhe është raportuar më parë, Ronaldinjo arriti në Paraguai për të promovuar librin e tij “Gjeniu i jetës” dhe për të marrë pjesë në disa veprime humanitare, por parregullsitë me dokumentacionin e dërguan pas hekurave.

Në fund të prillit, media braziliane publikoi një histori që pretendonte se Ronaldinjo mbërriti në Paraguaj për arsye krejtësisht të tjera.

Po gjatë prillit ‘Journal de Brasilia’ pretendonte se futbollisti legjendar udhëtoi në Paraguaj, për të organizuar lojrat e fatit Winpoker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!