Levandovski i fitoi të gjitha veç… ‘Topit të Artë’

Robert Levandovski mund të meritonte ‘Topin e Artë’ në ceremoninë eventuale të ‘France Football’, teksa organizon që prej vitit 1956 çmimin vetjak për lojtarin më të mirë të vitit.

Polaku 31 vjeçar i Bajern Mynih përpos faktit që fitoi Bundesligën, Kupën dhe Champions League, në garën e golashënuesit në kompeticionin europian, arriti të jetë i pari me 15 gola. Tregues kokëfortë, por
digjet’ polaku...

Muajin e kaluar në 20 korrik,’France Football’ deklaroi se: Çmimi “Topi i Artë” (Ballon d’Or) për futbollistin më të mirë të vitit, nuk do të ndahet këtë vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Në fakt po ti hedhësh një sy goledaorëve të Ligës së Kampionëve (tregues i madh për të triumfuar), konstaton se Ronaldo dhe Mesi kanë ‘shtypur’ gjithë rivalët në dy dekadat e fundit.

Parë garat mes Ronaldos dhe Mesit, e ka nisur portugezi (5 herë fitues i Topit të Artë) në 2007-08 me 8 gola. Ka pasuar Mesi në 2008-09 me 9 gola e për të vijuar garën e tyre gjatë…

Në total, Ronaldo ka rekordin e golashënuesit në Champions me 7 herë fitues dhe rekordin tjetër që brenda nje sezoni ka shënuar 17 gola. Mesi ndjek me 6 herë goledaor dhe që ka 6 ‘Topa të Artë’

Sivjet Levandovski, u ngjit me lavdi duke shnuar 15 gola por pa mundur të laurohej me ‘Top të Artë’. Gjithënjë nëse do fitonte votat në tregues të tjerë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!