Kukësi dhe Teuta zgjedhin ekranin për tifozët

Kukësi-Slavia Sofje, Keshla Azerbajxhan-Laçi, Teuta-Beitar Jeruzalem, tri skuadrat shqiptare në Europa League, luajnë pasneser fatet e kualifikimit.

Kukësi dhe Teuta, ekipet që luajnë brenda, duket se janë gati për ndeshjet e datës 27 gusht për turin e parë kualifikues në Europa League. Në të dy kampet, përpos përforcimeve me kriter, janë përpjekur të ndjekur edhe një axhendë të pasur ditore, por dhe konunikuese.

Ekipet shqiptare do të luajnë respektivisht në ‘Air Albania Stadium’ dhe ‘Niko Dovana’ me Slavia Sofje dhe Beitar Jeruzalem. Dy klubet shqiptare, veçmas testeve paraprake për COVID-19, kanë njoftuar edhe tifozët e tyre se ku mund t’i ndjekin në ekranet e televizorëve.

Në fakt, si Kukësi ashtu dhe Teuta, ndeshjet e tyre do të trasmetohen nga RTSH. Janë vetë klubet që kanë zyrtarizuar në rrjete lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!