F1 mbyll sezonin, 17 gara në botërorin 2020!

Formula 1 ka përcaktuar garat që do të përmbyllin sezonin 2020. Katër Grand Prix në tre vende: Turqia, Bahreini dhe Abu Dhabi, do ta mbyllin kalendarin me 17 gara gjithsejt, numri më i ulët që nga viti 2009.

Grand Prix i Turqisë më 15 nëntor, shënon një rikthim në rrugën e Stambollit për herë të parë pas nëntë vitesh. Bahreini do të presë dy gara, më 29 nëntor dhe 6 dhjetor, para se të përfundojë sezoni në rrugën e “Yas Marina” të Abu Dhabit më 13 dhjetor.

F1 kishte punuar për të planifikuar gara në Kinë dhe në Vietnam në nëntor, por ato shpresa tani shuar. Grand Prix i Kinës është anuluar zyrtarisht, ndërsa për atë të Vietnamit së shpejti pritet një anulim zyrtar.

F1 tha se ishte duke punuar për të pasur “një numër të kufizuar tifozësh” në disa gara, pa dhënë detaje. GP i Rusisë në fund të shtatorit, tashmë ka thënë se planifikon të lejojë disa spektatorë që të marrin pjesë.

Ky do të jetë sezoni i parë që nga fillimi i botërorit në F1 më 1950 që nuk do të ketë gara në Amerikë dhe hera e parë që nga viti 1970, që nuk ka patur asnjë në Amerikën e Jugut. Gjithashtu do të jetë edhe sezoni i parë, që nga viti 1986 që nuk ka pasur Grand Prix në Azi dhe i pari që nga viti 1984, që Australia nuk ka zhvilluar një garë në F1.

Problemet e shkaktuara nga përhapja e Covid-19 kanë bërë që F1 të jetë detyruar të rikrijojë një kalendar pothuajse tërësisht europian, me shumë pista që nuk kishin mbajtur një Grand Prix, ose ishin larguar viteve më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!