Burreli kërcënon pa nisur kreun e Kategorisë së Parë…

Sefgjinaj, Zefi, Miraka, Dyca, Toma, Rexhepi, Zuna, prurje cilësore te matjanët e Samuel Nikajt. Nesër pritën dhe dy ekspertë…

Nikaj i ka dhënë progres që në start angazhimit me Burrelin e Kategorisë së Parë këtë sezon.

Kërkoi katër futbollistë por pas mbrojtësit të njohur Taulant Sefgjinaj, Alfred Zefit, portierit me përvojë Festim Miraka, mbrojtësit Marko Dodaj, klubi matjan me pretendime madhore këtë edicionk. Ka firmosur sot dhe me katër futbollistë të tjerë.

Ata janë: Denis Dyca, Donati Toma, Alban Rexhepi dhe Imer Zuna.

Klubi pritet të bëjë zyrtare dhe dy lojtarë të tjerë ditën e nesërme me të cilët po punon intensivisht për ti veshur me uniformen e Burrelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!