Tifozët serbë bëjnë gjest të rëndë racist

Sipas ‘Almakos’, tifozët e Yllit të Kuq në Beograd, kanë rizgjuar urrejtjen etnike, teksa kanë postuar në Instagram një flamur shqiptar, duke u djegur nga ekstremistët serbë. Ky veprim bie ndesh me “fair-play”-n e sotëm në sfidën mes Tiranës dhe Cverna Zvedës.
Referimi:
“Skuadra e Tiranës sonte takohet me Crvena Zvezdën me fillim nga ora 20:00 në ‘Air Albania Stadium’, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije” kanë provokuar pak para startit të këtij ballafaqimi, duke rikujtuar gjestin e tmerrshëm të Ivan Bogdanov, i cili kishte djegur flamurin shqiptar në Itali,”- shkruan Almakos.
