Megi Doçi, goleadorja femër me 88 gola…

Doçi: “Skuadra është në rindërtim e sipër pasi drejtuesit po punojnë për të gjetur lojtare që të përforcojnë ekipin për garat në Champions League”

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të ‘Këpucës së Artë’ për futbollin e femrave të sezonit 2019-2020. Sulmuesja shkodrane Megi Doçi me 88 golat e shënuar me fanellën e Vllanzisë, shpallet zyrtarisht si bomberja e edicionit femëror.

Kësisoji pas Kirian Nuabueze për meshkuj me 24 gola, shkodranja meritoi këtë trofe pretigjioz për edicionin futbollistik 2019-20.

FSHF, ka shkruar lidhur me eventin e sotëm:

“U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ceremonia e dorëzimit të Këpucës së Artë për futbollin e femrave të sezonit 2019-2020. Në këtë ceremoni ku është vlerësuar Megi Doçi për 88 golat e shënuar me fanellën e Vllanzisë. Nuk mund të mungonte Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i cili theksoi se futbolli femrave ka qënë gjithmonë një prioritet i madh për Federatën dhe po investohet gjithmonë e më shumë për të arritur nivele edhe më të larta.

E emocionuar, sulmuesja e Vllanzisë dhe ekipin kombëtar falenderoi Federatën dhe Presidentin Duka për vëmëndjen e treguar ndaj futbollit të femrave. “Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e gëzuar për vetë faktin se kam punuar shumë në mënyrë individuale por edhe me ekipin. Merita është e shoqeve të skuadrës të cilat duhet ti falenderoj shumë, por edhe stafin teknik të Vllanzisë për mbështetjen që më kanë dhënë. Në skuadër bëhet një punë e madhe për të arritur që unë të shënoj. Champions League në prag? Skuadra është në rindërtim e sipër sepse drejtuesit po punojnë për të gjetur lojtare që të përforcojnë ekipin për mungesat që kemi evidentuar. Mendoj se është duke u bërë një punë shumë e mirë sepse ekipi brenda dy ditësh do të grumbullohet në Shkodër për fazën përgatitore. Do të presim shortin dhe do të shohim. Objektivat e mi për të ardhmen janë të mëdha, duke ditur që unë kam arritur të fitoj gjithçka në Shqipëri, kupa, kampionate, Topin e Artë dhe titullin e golashënueses më të mirë. Do të punoj shumë për të arritur përsëri këto suksese por diçka konkrete në mëndjen time përveç punës nuk ka”, përfundoi Doçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!