Humbi finalen, tifozët ‘përmbysin’ Parisin

Pritej: Afro 5.000 tifozë të PSG u mblodhën para ndeshjes, në Parkun e Princërve në Paris për të parë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në ekranin e madh mes skuadrës së tyre PSG dhe Bajernit të Mynihut..

Por, pasi klubi i tyre humbi finalen, me gjermanët e Bajernit 0-1, pati trazira dhe përleshje pranë Kullës Elysees, gjatë së cilës u thyen dritaret e disa automjeteve dhe dyqaneve. Trazirat zgjatën deri në orët e para të mëngjesit, kur tifozët i vunë zjarrin disa automjeteve dhe u përleshën me policinë.

Policia në Paris arrestoi 148 persona gjatë natës, 108 prej të cilëve u arrestuan për pjesëmarrje në trazira që shpërtheu pas finales së Ligës së Kampionëve dhe humbjes së PSG, njoftuan autoritetet franceze të sot. Trazirat shpërthyen rreth Park de Prince, PSG Stadium dhe në Champs-Elysées, ku makinat u dogjën dhe xhamat e dyqaneve u shkatërruan.

Ministri i Brendshëm Francez Gerald Darmanin shkroi në Twitter se “për shkak të egërsimit të disa delikuentëve, 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë u plagosën, 12 dyqane u sulmuan dhe rreth 15 automjete u dëmtuan”. Trazirat zgjatën për disa orë, me grupe të të rinjve që hidhnin shishe qelqi ose fishekzjarre ndaj forcave të sigurimit që përdori gazin lotsjellës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!