Heroi i ri i NBA-së quhet Luka Donçiç…
Në Konferencën e Perendimit, çerekfinale play-off në NBA, takimi dramatik Clippers-Dallas, pati një hero në sekondat e fundit të kohës shtesë. Slloveni 21 vjeçar Luka Donçiç (2.01 m) adresoi një top drejt koshit të Clippers duke shënuar e dhënë fitoren Dallasit.
Kështu, edhe pse dëmtoi këmbën në ndeshjen e fundit, basketbollisti slloven Luka Donçiç ia doli teksa zhvilloi një lojë fantastike në ndeshjen e katërt të raundit të parë të play off-it në NBA.
Ish- basketbollisti i Real Madrid, në sekondën e fundit vendosi fitoren 135-133, duke bërë që te kampi i tij të kishte një festë të çmendur.
Pas këtij takimi, Dallas dhe Clippers kanë nga dy fitore 2-2. Donçiç ndërsa luan sezonin e dytë në NBA, e përfundoi ndeshjen me 43 pikë të shënuara, 17 kërcime dhe 13 asistime.
Në fund deklarata:
“Nuk mund të them se çfar ndjej. Kur topi kaloi brenda rrejtës, pashë të gjithë duke vrapuar drejt meje. Ishte diçka e veçantë, një nga ndjenjat më të mira që kam ndier si lojtar. Diçka e veçantë”, tha Donçiç.