Covid-19 s’fal as Bolt, më të shpejtin e botës

Njeriu më i shpejtë i botës, Usain Bolt, mësohet se është infektuar me koronavirus dhe është vetëkaratinuar, ka njoftuar “Nationwide90fm”, një radio në Xhamajkë. Ai është testuar të dielën dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjithnjë sipas këtij burimi, thuhet se kampioni i botës, me gjasa është infektuar gjatë festimeve të ditëlindjes së tij të 34-t, ceremoni ku kanë marrë pjesë mjaft të ftuar.

Sipas mjaft dëshmitarëve të ftuar në këtë event, gjatë festimeve nuk janë respektuar protokollet shëndetësore dhe as distancimi publik, çka kanë sjellë dhe pasojat e padëshirueshme për Usain Bolt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!