Sinisha Mihajloviç, pozitiv me Covid-19

Trajneri i Bolonjës është asimptomatik, por do të izolohet për dy javët e ardhshme

Nuk ka paqe për Sinisha Mihajloviç. Ish- futbollisti kampion europe me Zvezden (1991), kundërshtarin e Tiranës në turin e dytë kualifikues në Champions, rezlutoi pozitiv me COVID-19.

Klubi i Seria A, njofton se trajneri Sinisha Mihajloviç rezultoi pozitiv me Covid-19, pas testit të cilit iu nënshtrua kur ai sapo u kthye në Bolonjë.

Trajneri, i cili është absolutisht asimptomatik, do të mbetet në izolim për dy javët e ardhshme, siç kërkohet nga protokolli qeveritar. Teste edhe në grupin e ekipit Primavera me rezultate të gjitha negative. Nesër do të kryhen testimet mbi lojtarët dhe bashkëpunëtorët e ekipit të Parë “-thuhet në njoftimin e klubit.

Afro një vit më parë, trajneri i Bolonjës njoftoi, se ishte i sëmurë me leuçemi dhe iu nënshtrua një transplanti të palcës së kockave. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua dhe Mihajloviç iu rikthye futbollit.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!