Humbi finalen, Konte dyshime për të ardhmen…

Kishin 10 vite pa një trofe ndërkomëtar ndërsa ishin mprehur ta arrinin ndaj Seviljes dje në Këln të Gjermanisë. Por edhe pse Barcelona ndoshta për probleme brenda klubit ditë më parë dha idenë e fundit të futbollit spanjoll, sërish Sevilja, “mbretëresha” e Europa Ligës, tregoi në finale ndaj Interit se La Liga është sërish në majë të futbollit botëror.

Gjithsesi, në kampin zikaltër as që duan t’ia dinë. Ata fajësojnë Konten dhe disa futbollistë për nivel të ulët pune. Presidenti Stiven Zhang, pritet të mbledhë në një takim urgjent drejtues e stafe, për të vendosur piketat e së ardhmes.

E ka ndier vetë Konte, teksa ka lëshuar sinjale se mund ta lërë Interin. Pas humbjes 3-2 në finalen e Ligës së Europës, Antonio Konte bëri të qartë se e ardhmja e tij në klub nuk është e sigurt, duke përsëritur frazën, se mes tij dhe klubit ka ndryshim pikëpamjesh.

Presidenti Steven Zhang, drejtorët Bepe Marota dhe Piero Auzilio, së bashku me trajnerin e të tjerë protagonistë të lartë në kampin e Interit, pritet të vendosin rend të martën, thotë ‘Sky Sport Italia’.

Përpos “çështjes Konte”, me gjasa krerët do vendosin edhe për strategjinë e transferimeve dhe rregullime të tjera ‘staturore’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!