Lacio pret Korrean, i bllokuar në Greqi…

Argjentinasi Hoakin Korrea nuk ishte në gjendje të hipte në avion, për t’u rikthyer të mërkurën në Romë, një ditë para rifillimit të përgatitjeve në Formelo. Ai është i bllokuar në Greqi. Arsyeja?

Ishte në kontakt me një person pozitiv me koronavirus në Mikonos. Korrea iu nënshtrua testit të tamponit, i cili rezultoi negativ. Megjithatë, autoritetet lokale greke, e kanë ndaluar atë të hipte në një avion. Argjentinasi do të kthehet në orët e ardhshme me një avion privat.

Lacio tani ka kaluar testin e parë të tamponave, ndërkohë që një tjetër pritet nesër. Korrea do ta bëjë këtë ndoshta. Pastaj, të dielën, nisja për në kampingun stërvitor, ku Inzagi shpreson t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!