Zvezda/ Ishte koha e Saviçeviç…

Dejan Saviçeviç, Sinisha Mihajloviç, Robert Prosineçki. Mjaftojnë këto tre emra për të sjellë në vemendje atë skuadër kampione të Europës në finalen e Barit në Itali në 29 maj 1991 mes Crvena Zvezdes dhe Olimpik Marsejës së Boli e Papën.

E fituar me penallti pasi Amoros për marsejezët gaboi nga 11 metra larg….

Sot edhe pse kundërshtari i Tiranës në 25 gusht në Tiranë vjen si favorit, dukshëm nuk i ka më spaletat e skuadrës së dikurshme. Edhe pse së bashku me Partizanin e Beogradit, vijojnë të rivalizojnë për tituj, nuk ka emrat që kallnin datën europës pas viteve 90-të.

E ku ta dinte presidenti i Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviçeviç, i ftuari i Armand Dukës në 17 nëntor 2019 në inagurimin e ‘Air Albania Stadium’ se ish- skuadra e tij (1988-92), do vinte për të luajtur një sfidë Championësi aq shpejt në kryeqytetin shqiptar…

Sot Zvezda, gjithësesi e ka një kampion. Ai qëndron në rolin e trajnerit. Një tjetër Dejan (Stankoviç) ka marrë përsipër të rrisë skuadrën e famshme…

Tirana i pret për të luajtur si e …barabartë. Ku e merr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!