Vllaznia, miqësorja test për Teutën e Martinit

Prej ditësh, Teuta, për t’iu shmangur temperaturave të larta dhe zhurmave tç sezonit turistik në qytetin e Durrësit, ka përzgjedhur Pukën, si vend akomodimi dhe përgatitjesh, në prag të ndeshjes së turit të parë për Europa League.

Të enjten, në orën 17:00, në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës do të zhvillohet takimin miqësor midis skuadrës durrsake të Teutës dhe asaj shkodrane të Vllaznisë, raporton “Shkodra Sport”.

“Po shkojmë drejt përgatitjeve të fundit për ndeshjen e 27 gushtit ndaj Betar Jeruzalem dhe për të parë gjendjen reale të ekipit do të zhvillojmë një ndeshje miqësore ditën e enjten në Pukë ndaj ekipit të Vllaznisë, të cilin dua ta falenderoj që u shpreh i gatshëm për ta luajtur këtë ndeshje”, ka deklaruar trajneri shkodran Edi Martini i skuadrës durrsake.

Ndërkohë që i mbetet edhe një javë kohë, në prag të ndeshjes eliminatore për Europa League, trajneri Edi Martini do të ketë mundësinë për të kontrolluar gjendjen tekniko-taktike të Teutës, por edhe për të korrigjuar ndonjë mangësi të vërejtur në këtë miqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!