Bajern ndeshet me një Lion të ‘vogël’, shkon në finale…

Gjysmëfinale Champions League: Lion- Bajern Mynih 0-3

Bavarezët e Bajernit vijojnë dominimin në Ligën e Kampionëve teksa ‘Final 8’ luhet në Portugali dhe shkojnë me ‘pikë të plota’ në finale të Champions League.

Ndaj Lionit në gjysmëfinale , gjermanët e Hansi Flik, dominuan totalisht dhe në 45 minuta ndërtuan themelet e përballjes të së dielës me PSG e Mbapesë Di Marias, Nejmarit…

Është Gnabri ai që bën heroin e shënon dy herë për Bajernin. Janë minutat e fraksionit të parë 18′ dhe 33. Historia mbyllet dhe ndeshja futet në shtartin ‘bavarazo-gjerman.

Derisa në skenë ngjiet ai Robert Levandovski teksa dy minuta nga fundi, shënon golin e tretë. Një Bajern i frikshëm shkon favorit në finale. Paçka se përballë do jetë kampionia e Francës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!