Prishtina në Gjibraltar, nesër ndeshja me Lincoln…

Fitoi finalën e Digitalb Kupën e Kosovës me Ballkanin dhe tani në Europë. Bëhët fjalë për Prishtinën e Armend Dallkut…

Prishtina njofton se ka arritur në Gjibraltar, aty ku do të luajë ndeshjen e fazës parakualifikuese të Ligës së Evropës ndaj skuadrës Lincoln Red Imps.

Më të arritur në këtë shtet, FC Prishtina njofton se të gjithë futbollistët dhe stafi përcjellës i janë nënshtruar testimit për COVID-19, si masë paraprake e përcaktuar nga UEFA.

Njoftimi zyrtar në faqen e klubit në Facebook:

Skuadra ka mbërritur në Gjibraltar pas katër orë udhëtimi.

F.C. Prishtina sot më 17.08.2020 ka mbërritur në shtetin e Gjibraltarit, për ndeshjen parakualifikuese të Europa Ligës edicioni 2020/2021, Lincoln Red Imps(Gjibraltar) – F.C Prishtina(Kosovë), takim ky i cili zhvillohet nesër, e martë më 18.08.2020 me fillim nga ora 18.00 në Stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit.

Vlen të theksohet se me të mbërritur në Aeroportin e shtetit të Gjibraltarit, i tërë kontigjenti duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit ju ka nënshtruar testeve SARS-CoV-2 nga autoritet vendore, rezultatet e këtyre testimeve pritet ti marrim sot në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!