Inter, shpërfytyron Shahktar Donetsk

Europa League, gjysmëfinale: Inter- Shahktar Donetsk 5-0 (L. Martinez 19, 74′, D’Ambrozio 64′, Lukaku 78′, 83′)

Inter-Sevilja, finalja e 21 gushtit në Këln. Ky është verdikti i sivjetëm i finales së Europa League, në versionin e pazakontë prej pandemisë globale.

Sonte Inter-Shahktar Donetsk, gjysmëfinalja e dytë, në ‘Spiel Arena’ të Duseldorfit, mjaft e thjeshtë. Skuadra e Serisë A, e drejtuar nga Antonio Konte, plot me kualitete bëri që në fillim diferencën, duke i dhënë shkëlqim takimit me ukrainasit nga fillimi deri në fund.

Fillimisht në gol Lautaro Martinez, i cili ndjek një superaksion të Barelës nga e djathta, teksa me kokë mund Pijatiov në minutën e 19-të.

D’Ambrozio dyfishon (64′) në pjesën e dytë pas këndores së Brozoviç, ndërsa argjentinasi Martinez plotëson dopietën në të 74′.

Por lojtari më i mirë në fushë Lautaro Martinez, kthehet në asistmen në të 78-tën, teksa nxjerr të lirë Lukakun, që depoziton me të majtën në rrjetë 4-0.

Nuk ka paqe, Lukaku nxjerr nga repertori edhe golin e 5-të, zikaltër pas një aksioni model personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!