Shtangisti thyen dy gjunjët…

Rusia vjen me një lajm të keq nga sportet e ‘rënda’. Mësohet se Aleksandër Sedyk ka thyer të dy gjunjët ndërsa po ushtrohej për të ngritur lart shtangën prej 408 kg.

Në një video të fundit, postuar nga federata në ‘Facebook’, Sedyk shihet tek provon t’i ngrijë 408 kilogramët por më pas vijnë pamjet e trishta me sportistin teksa bie në gjunjë në dhimbje të tmerrshme.

Sedyk është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe sipas CNN, ndërhyrja kirurgjike ka zgjatur rreth gjashtë orë.

Mjeku tha se i kanë mbledhur gjunjët mirë, dhe janë sistemuar. Gjithashtu pjesa tjetër e lëndimeve te muskujt. Po më dhemb gjithkund, por po mbahem”– tha sposrtisti rus i cili do duhet të qëndrojë për dy muaj pa lëvizur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!