Barcelona i jep drejtim me Koeman…

sportiim2

Ronald Koeman trajneri i ri i Barcelonës. Ky është verdikti i fundit te klubi blaugrana i cili me gjasa, do të zyrtarizojë holandezin në orët në vijim.

Dje ‘Mundo Deportivo’ prestigjiozja katalanase, doli me titullin e madh: ‘Kandidati Koeman. Sot sipas gazetarit të njohur Fabricio Romano, Koeman ka parnuar kushtet e Bartomeut dhe është trajneri i ri i Barcelonës.

Megjithatë situata te katalanasit duket tejet e nderë dhe përpos Setien, janë një varg i gjatë drejtuesish dhe futbollistësh që sot presin të marrin valixhet e të ‘zhdukën’ nga klubi.

Barcelona u keqtrajtua me rezultat të pazakaontë 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga të pamëshirshmit e Bajernit duke turbulluar keqas njërin nga klubet më të famshme në planet.

Trajneri holandez, Koeman ka luajtur si lojtarë për Barcelonën, ndërsa ka qenë edhe ndihmës trajner në 1998-2000.

?>