“Fuji Film”, sponsori i Vllaznisë së re…

Drejtuesit e rinj të skuadrës shkodrane, ende nuk e kanë përcaktuar dizajnin e uniformës së Vllaznisë për sezonin e ri. Për këtë, ata, në faqen zyrtare të klubit kanë paraqitur disa modele, duke iu drejtuar tifozëve kuqeblu, të përzgjedhin fanelën e skuadrës së tyre.

Por në fanelën e re të Vllaznisë, diçka tashmë është përcaktuar. Në pjesën e përparme të saj, do të jetë emrin e sponsorit të saj, gjigandit japonez “Fuji Film”, ekskluzivitetin e së cilës e ka bisnesmeni Alban Xhaferit, i cili ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkinë e Shkodrën për ta menaxhuar, por edhe për ta sponsorizuar Vllazninë në sezonin e ardhshëm.

“Ndonëse periudha nga përfundimi i sezonit të futbollit deri në fillimin e sezonit të ri 2020-2021 është mjaft e shkurtër, drejtuesit po punojnë në kompletimin me bazë materiale si dhe dizenjimin e fanelave të përfaqësimit.

Stafi menaxhues dëshiron të ndaj me publikun disa nga modelet të cilat janë duke u punuar. Komentet dhe pëlqimet tuaja do të merren në konsideratë për të përzgjedhur modelin më të mirë. Ju falenderojmë për kontributin tuaj,”- shkruhet në njoftimin e klubit shkodran, ku i bëhet thirrje tifozëve shkodranë për të përzgjedhur fanelën e Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!