Hoxhaj dhe Isaevski, “bëhen” shkodranë…
Përpos rinovimit të kontratës me mesfushorin shkodran Ardit Krymin, klubi Vllaznia bën me dije se ka arritur marrëveshjen edhe me sulmuesin Ardit Hoxhaj dhe mbrojtësin Aleksandar Isaevski, të cilët tashmë janë bërë pjesë e skuadrës shkodrane.
Vlonjati “i gjezdisur”, 26-vjeçari Hoxha, sezonin e shkuar e nisi në Ferizaj të Kosovës për ta përfunduar me Flamurtarin, me të cilin u bashkua në janarin e shkuar.
Ndërsa mëngjerashi 25-vjeçar Isaevski, i lindur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, karrierës futbollistike e ka nisur me kolegjet në SHBA, për t’u bashkuar sezonin e fundit me skuadrën Dunav Ruse, në kampionatin bullgar të ligës së parë.