Vllaznia zbret në fushë, nis sezonin e ri…

Edhe skuadra shkodrane ka zbritur në stadiumin “Loro Boriçi”. Nën drejtimin e trajnerit Tomas Brdariç dhe ndihmësve të tij, kuqeblutë e Vllaznisë kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, të Superiores 2020-2021.

Në mesin e shkodranëve binte në sy vlonjati Ardit Hoxhaj, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit sezonin e shkuar, por që është bashkuar me Vllazninë për të vazhduar karrierën e tij sportive.

“Ekipi i Vllaznisë, nga paraditja e sotme, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Stafi teknik nën drejtimin e kryetrajnerit Thomas Brdariç, pas një punë intensive në vlerësimin dhe përzgjedhjen e lojtarëve që do t’i bashkohen kuqebluve në sezonin 2020-2021, ka filluar punën me procesin stërvitor, i cili pritet të jetë i ndarë në përgatitjen teoriko-taktike si dhe në atë fizike në fushën e blertë”, shkruhet në njoftimin e klubit Vllaznia, i cili zyrtarizon fillimin e përgatitjeve të skuadrës shkodrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!