Lajpcig ‘superfuqi’ gjermane në Portugali…

Champions League ‘Final 8’ në Lisbonë: Lajpcig- Atletiko Madrid 2-1

Lajpcig surprizon Atletiko Madrid në takimin e dytë të ‘Elitë 8’ luajtur sonte në Portugali dhe shkon në gjysmëfinale për tu ndeshur me PSG..

Që në fillim të fraksionit të parë u pa qartë se formacioni i Nagelsman ishte më i karikuar ndërsa dhe pa yllin e viteve të fundit Timo Verner ushtroi presion të vazhdueshëm. Megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në start të pjesës së dytë Lajpcig zhbllokon shifrat ndërsa në të 51-tën shënojnë me spanjollin Dani Olmo. Sabitzer ka pasuar saktë dhe talenti iberik godet saktë me kokë për 1-0.

Luhet hapur me madrilenët që hedhin në fushë në futbollist vendas si Zhoao Feliks. ‘Mister 126 milion euro’ i cili nga Benfika kaloi te Atletiko, arriti të barazojë me penallti.në të 72-tën. Ishte vetë portugezi që e fitoi penalltinë pas një dueli në zonë me Klostenman.

Dueli të dyja skuadrave ecën deri në minutën e 89-të atëherë kur skuadra më e mirë në fushë Lajpcig shënon golin e dytë dhe kualifikues me Adams.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!