Pas një sezoni, Kalaja largohet nga Teuta

24-vjeçari shkodran Arlind Kalaja nuk do të jetë pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm. Aktivizimi i tij ka qenë i paktë, vetëm 12 ndeshje, duke mos plotësuar pritshmëritë e drejtuesve durrsakë. Kësisoj ata kanë vendosur për të bërë “divorcin” me mesfushorin anësor, vetëm pas një sezoni.

“Arlind Kalaja nuk është më pjesë e Teutës, pasi është vendosur të mos vazhdohet bashkëpunimi. KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin. Mesfushorin anësor Arlind Kalaja i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.

Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen .KF Teuta me këtë rast falënderon Kalan për kontributin e dhënë në fanellën blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Teutës në faqen e tyre në FB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!