Rinisin ndeshjet e UEFA-s, Inter-Getafe në Gjermani

Futbolli evropian, përmes një protokolli të rreptë sanitar, rikthehet zyrtarisht mbrëmjen e sotme në impiantet futbollit.

Kompeticioni i Europa League, pas një pauze të gjatë ardhur nga pandemia globale, mes hamendësimeve për të ndalur dhe këmbënguljes për të përfunduar në fushë, u zgjodh varianti i dytë.

Sonte në program janë katër ndeshje të Europa League, të vlefshme për rundin e 1/8-ve.

Ndeshja kryesore e mbëmjes, ajo mes Interit dhe Getafes, do të zhvillohet në stadiumin Shalkes, “Veltins-Arena” në Gjermani, teksa sipas rregullores së UEFA-s luhet me një takim.

Ndeshjet e Europa League sot:

18:55 Kopenhagen-Bashaksehir (0-1)
18:55 Shakhtar-Volfsburg (2-1)
21:00 Inter-Getafe
21:00 Mançester Utd-LASK Linz (5-0)

Në kllapa ndeshjet e vajtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!